Flet Sallahu i VV'së: Dekreti i Presidentes antikushtetues, konsideroj se kuvendi duhet t'i vazhdojë punimet - Gazeta Express
string(104) "flet-sallahu-i-vvse-dekreti-i-presidentes-antikushtetues-konsideroj-se-kuvendi-duhet-ti-vazhdoje-punimet"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:36

Flet Sallahu i VV’së: Dekreti i Presidentes antikushtetues, konsideroj se kuvendi duhet t’i vazhdojë punimet

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:36

Blerim Sallahu nga Vetëvendosje, ka reaguar lidhur me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas Sallahu, dekreti është “qartësisht kundërkushtetues” dhe nuk mund të shërbejë si bazë për të thirrur zgjedhje të parakohshme. Ai thekson se kriteret e përcaktuara në nenet 86 dhe 82 paragrafi 1.3 të Kushtetutës nuk janë përmbushur për ta dërguar vendin drejt zgjedhjeve.

“Dekreti është qartazi kundërkushtetues. Andaj, nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme mbi një bazë kushtetuese inekzistente. Kriteret e nenit 86 dhe 82 par 1.3 të Kushtetutës mbi të cilat është bazuar dekreti nuk janë përmbushur për ta dërguar vendin në zgjedhje”.

Sallahu ka theksuar se, për shkak të kësaj, Kuvendi duhet të vazhdojë punimet.

“Konsideroj që Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet përderisa kemi dekret qartazi kundërkushtetues dhe përderisa Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën që është dërguar dhe që mund të dërgohet në të ardhmen për rastin konkret”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement