Flet prokurori për rastin e plagosjes së Valentino Corleones - Gazeta Express
string(60) "flet-prokurori-per-rastin-e-plagosjes-se-valentino-corleones"

Flet prokurori për rastin e plagosjes së Valentino Corleones

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 14:06

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Isuf Sadiku, konfirmoi për Gazetën Express se do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj Anita Sylës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino Corleone.

Prokurori Sadiku nuk dha detaje mbi motivet që çuan deri te plagosja e 39-vjeçarit Corleone, por tha se i njëjti është plagosur në këmbë.

Lexo Edhe:

Princ Valentino Corleone, sot në mëngjes u dërgua në Emergjencë për trajtim mjekësor.

39-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga vajza 22-vjeçare, Anita Syla, me të cilën prej kohësh bashkëjeton. Kjo e fundit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ndodhet në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “vrasje në tentativë”.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e armës së bashku me 40 copë fishekë të të njëjtës armë, tashmë të konfiskuara.