Flet për “#Gjesi 17-vjeçari nga Prishtina i cili është përzgjedhur nga Nasa për t’u bërë banor i Marsit - Gazeta Express
string(100) "flet-per-gjesi-17-vjecari-nga-prishtina-i-cili-eshte-perzgjedhur-nga-nasa-per-tu-bere-banor-i-marsit"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 9:05

Flet për “#Gjesi 17-vjeçari nga Prishtina i cili është përzgjedhur nga Nasa për t’u bërë banor i Marsit

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 9:05

Bennet Nura, është në mesin e 100 mijë njerëzve të përzgjedhur nga NASA, për të bërë jetë në planetin Mars në të ardhmen.

Në emisionin #gjesi, 17-vjeçi tha se gjithmonë ka ëndërruar të bëjë një hap më shumë për shkencën, pasi interesi për të ka qenë i madh.

Lexo Edhe:

Pasi dëshira e tij ishte të bëhej astronaut, emisionet shkencore kanë qenë pika më e dobët e tij.

Ndërkohë që për të qenë pjesë e konkursit të fundit të NASA-s për planetin Mars, plotësimi i disa kritereve ka qenë i domosdoshme.

Sipas Bennetit, gjithçka çka është dashur për të aplikuar në atë konkurs ka qenë, interesimi dhe njohuritë për shkencën.

Ndonëse jetën në Mars e sheh si të vështirë, 17-vjeçi thotë se një mundësi e tillë është e madhe për njerëzimin.

Pas këtij lajmi, Benneti ka marrë edhe shumë komente pozitive nga familjarët dhe miqtë e tij.

Ndryshe, Bennet Nura është student i shkencave kompjuterike në Holandë./GazetaExpress/