Flet motra e gruas së vrarë në oborrin e QKUK’së: Kishin probleme, ai mbante thikë e armë në shtëpi
Lajme
Gazeta Express
30/11/2022 20:49
Gruaja që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së ishte duke jetuar në shtëpinë e babasë e saj që kur u nda nga burri i saj.
Kështu e konfirmoi për T7 motra e viktimës, e cila tha se H.M dhe burri i saj kanë pas probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi.
Sipas saj, viktima është ndarë me të me ndihmën e Policisë.
Gazeta Express dhe T7 do të ju mbajë të informuar lidhur me detajet e
tjera.