Flet mjeku që kontrolloi sot pas aksidentit të birin e presidentit Thaçi, tregon për gjendjen e tij - Gazeta Express
string(98) "flet-mjeku-qe-kontrolloi-sot-pas-aksidentit-te-birin-e-presidentit-thaci-tregon-per-gjendjen-e-tij"

Flet mjeku që kontrolloi sot pas aksidentit të birin e presidentit Thaçi, tregon për gjendjen e tij

Gazeta Express

13/08/2020 19:39

Endrit Thaçi, i biri i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është trajtuar sot në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas një aksidenti që ka pësuar në trafik.

Mjeku Naser Syla, i cili ka qenë kujdestar në mëngjes, e që e ka kontrolluar Endrit Thaçin, ka thënë për Klan Kosova se pacienti është pranuar me lëndime të lehta trupore dhe menjëherë është liruar për trajtim në shtëpi.

Lexo Edhe:

Nga Policia e Kosovës, Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku të përfshira kanë qenë tri vetura është duke u marrë Njësiti i Trafikut.