Flet kryeprokurori Jashari: Aksioni s’ka përfunduar ende, ka persona që janë shoqëruar në polici - Gazeta Express
string(93) "flet-kryeprokurori-jashari-aksioni-ska-perfunduar-ende-ka-persona-qe-jane-shoqeruar-ne-polici"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 9:29

Flet kryeprokurori Jashari: Aksioni s’ka përfunduar ende, ka persona që janë shoqëruar në polici

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 9:29

Kryeprokurori i Prokrurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se aksioni “Brezovica 6” nuk ka përfunduar ende, teksa konfirmon se ka persona të cilët janë shoqëruar në polici.

I kontaktuar nga Gazeta Express, kryeprokurori Jashari tha se pas përfundimit të aksionit prokuroria do të dal me një komunikatë për media.

Lexo Edhe:

“Aksioni ende s’ka përfunduar. Ka persona të shoqëruar në polici. Kryesisht dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorime etj”, tha Jashari të mërkurën për Gazetën Express.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt.

Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” të Prishtinës si dhe në rreth 10 lokacione të tjera./Express