Flet frizeri që e krijoi shtatoren e Adem Jasharit në Prizren: Më erdhi rëndë që e larguan - Gazeta Express
string(99) "flet-frizeri-qe-e-krijoi-shtatoren-e-adem-jasharit-ne-prizren-me-erdhi-rende-qe-e-larguan-shtatoren"

Flet frizeri që e krijoi shtatoren e Adem Jasharit në Prizren: Më erdhi rëndë që e larguan

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 17:24

Alban Buxhovi, autor i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, frizer me profesion ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një qendër tregtare në Prizren, e cila u largua për shkak të kritikave të shumta që mori.

Teksa foli në emisionin “Frontal” në T7, Buxhovi tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punëtori, sepse krijimin e shtatoreve e ka hobi dhe jo profesion.

Lexo Edhe:

Ai thotë se kritikat dhe komentet i ka marrë shumë afër zemrës, bashkë me familjen.

“I kam marrë përzemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtu shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punu tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizu shtatoren, kam punu deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punëtori. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer”, tha Buxhovi në T7, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se kush ia kërkoi Buxhovit punimin e shtatores së Adem Jasharit, ai tha: “Në fillim kam pas figura gjirafa, pastaj mi ka marrë pronari i “Abi Çarshia”, por më pas pronari më ka kërku me punu figurën e Adem Jasharit…Unë e pranova kërkesën dhe i thash se do ta provojë”.

Autori i shtatores së Adem Jasharit tha se e ka përjetuar rëndë largimin e shtatores sepse thekson se e ka punuar me përkushtim.

“Me shumë përkushtim e kam bërë dhe pronari më tha se është punuar shumë mirë”, shtoi ai.

Shtatorja e Adem Jasharit është larguar nga kjo qendër tregtare sepse është vlerësuar se nuk i plotëson standardet për të qenë në qytetin e Prizrenit. /Gazeta Express/