Flet djali i njërit shofer të autobusit: Iu gjet trupi në kabinë, ishte duke fjetur - Gazeta Express

Flet djali i njërit shofer të autobusit: Iu gjet trupi në kabinë, ishte duke fjetur

Ballina

Gazeta Express

25/11/2021 15:53

Djali i njërit shofer të autobusit që u aksidentua tragjikisht në Bullgari, ka folur për televizionin bullgar ‘BNT’, duke dhënë detaje të ngjarjes.

Besart Memedi, ka thënë se trupi i babait të tij, Kadri Memedit, është gjetur në kabinën e fjetjes në autobus.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se e ka indentifikuar trupin e të atit, duke thënë se ai ishte një 54-vjeçar me mbi 20 vite përvojë pune në profesionin e tij.

Besarti ka rrëfyer se i ati ka udhëtuar për në Turqi të enjten, ndërsa ka theksuar se ai ka bërë udhëtime të tilla shpesh edhe për në Gjermani, andaj edhe ka pasur njohuri të rrugëve.

Dy doganierë u pushuan nga puna pasi nga kontrolli fillestar i Agjencisë Doganore rezultoi se ata kishin humbur autobusin që kalonte kufirin me Bullgarinë pa leje dhe se kalimi i autobusit nuk ishte fare i pasqyruar në sistem.

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe sot është në zi për të vdekurit. Familjarët presin që trupat e viktimave të transportohen nga Bullgaria.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare konfirmuan se në fatkeqësi kanë ndërruar jetë 44 persona dhe jo 46 siç raportuan paraprakisht, ndërkaq 8 persona kanë shpëtuar – prej tyre 7 janë lënduar dhe 1  nuk dihet se ku është.