Lajme

Gazeta Express

20/01/2020 23:48

Flet deputetja e LDK’së që nuk e votoi Glauk Konjufcën

Lajme

Gazeta Express

20/01/2020 23:48

Deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi, ka thënë se keqkuptimi ndarjes së përgjegjësisë ka penguar deri më tash arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

“Në të keqkuptuarit e ndarjes së roleve. Diferenca është jashtëzakonisht e vogël. Fituesi e merr kryeministrin, por edhe ne kërkojmë që të marrim hisen që na takon”, ka thënë ajo, në emisionin “Debat” në RTK.

Kajtazi tha se duhet “të ndahet hisja ashtu siç na kanë dhënë qytetarët”.

Ajo ka thënë se nuk e ka votuar për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën për arsye se ka dështuar që gjërat me Vetëvendosjen të shkojnë deri në fund me marrëveshje.