Flet Boesel pasi e humbi titullin, edhe pse kishte premtuar fitore me nokaut kundër Krasniqit - Gazeta Express
string(92) "flet-boesel-pasi-e-humbi-titullin-edhe-pse-kishte-premtuar-fitore-me-nokaut-kunder-krasniqit"

Flet Boesel pasi e humbi titullin, edhe pse kishte premtuar fitore me nokaut kundër Krasniqit

Gazeta Express

11/10/2020 9:46

Dominic Boesel e humbi titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në IBO pas një nokauti dërrmues që ia shkaktoi Robin Krasniqi, kosovari i Gjermanisë të cilin ishte zotuar se do ta rrihte me nokaut.

Boksieri kosovar Krasniqi, i cili lufton nën flamurin gjerman, e mposhti Boeselin me një nokaut mbresëlënës në rundin e tretë të shtunën në Magdeburg dhe u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Para meçit, Boesel kishte shprehur vetëbesim të madhe, duke thënë se do të fitonte me nokaut.

Boesel, i cili po e mbronte titullin për herë të parë pasi e kishte fituar në nëntor të vitit të kaluar, nuk mundi të çohet në këmbë pas goditjes dërrmuese që ia dha Krasniqi.

E djathta e Krasniqit ishte aq e fortë dhe e shpejtë, saqë boksieri gjerman u rrëzua si një lis i madh dhe koka iu përplas për dyshemeje.

Pas meçit, Boesel tha se nuk do të dorëzohet.

“Unë jam ende i ri, kjo nuk më frikëson. Do të kthehem sërish”, tha Boesel pas meçit. /Gazeta Express/