Avokati i Egzon Reshanit i ftuar në Kosova Live në T7, ka thënë se klineti i tij, ‘’nuk ka lidhje me fajden’’.
Avokati ka thënë edhe se, klienti i tij, tani po dyshohet për një ‘’rast vrasje e rëndë në tentativë pa gjuajtur, pa pas asnjë të keqe me palët me të cilat ka qe qëlluar rastësisht në vendin e incidentit’’.
‘’Klienti im nuk mund të thuhet se është në arrati, është për disa nevoja të tij personale. Mirëpo, ai tani dyshohet për një rast vrasje e rëndë në tentativë pa gjuajtur, pa pasur armë me vete, pa pas asnjë të keqe me palët me të cilat ka qe qëlluar rastësisht në vendin e incidentit, ndërsa pala tjetër kundërshtare që është, kanë gjuajtur në automjetin e tij pa rreshtur, tani ata janë të lirë, meqenëse kanë pasur qasje në prokurori dhe ngarkohen tani për tani vetëm për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Tani shpërfaqet fotografia e tij se kinse ai është në arrati për veprën penale të fajdes, e që në fakt ai nuk ka lidhje me fajden në asnjë formë.’’, ka thënë ai.
I pyetur se a mund të jetë ky gabim, avokati ka mohuar një gjë të tillë, duke folur për ‘’qëllim të keq’’.
‘’Jo nuk e besoj që është gabim por është qëllim, qëllim i keq. Policia nuk i ka kërkuar bashkëpunim dhe natyrisht ai nuk ka detyrim që të bashkëpunojë me policinë as prokurorinë që ta hetoj të njëjtin’’, ka thënë ai.