Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u pyet në Pressig në T7 për kundërkandidatët e tij në garën e 12 tetorit.
Për Faton Selmanaj ai tha: “Pjesë e asamblesë, neve na njohin qytetarët, është djalë që ka ambicie ta shohim”.
Për Mushkolajn Ramosaj tha, “është fqij i imi, aktivist i LDK-së, ta shohim”.
Ndërsa, për Natyra Kuçi e PSD-së, Ramosaj u shpreh; “i kam tejkaluar këto gjëra kur njerëzit më bëjnë nerovz, më vjen keq për ta kur flasin pa argumente e pa fakte. U bë trend me thanë diçka, dhe kur thua diçka dikush ka me marrë si të vërtetë, por njerëzit aty e dinë çka është e vërteta dhe çka s’është. Kam pas edhe në të kaluarën kësi ngitje të temave, duhet me qenë të sinqertë secili me vetëveten së pari….”, tha Ramosaj ndër të tjera në Pressing.