Fasin nga VV'ja, Sveçla i del në mbrojtje Kollçakut pas kritikave - Gazeta Express
string(64) "flasin-nga-vvja-svecla-i-del-ne-mbrojtje-kollcakut-pas-kritikave"

Gazeta Express

16/02/2020 23:31

Fasin nga VV’ja, Sveçla i del në mbrojtje Kollçakut pas kritikave

Gazeta Express

16/02/2020 23:31

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj kritikave që po merr bashkëpartiakja e saj, Fatmire Kollçaku- Mulhaxha.

Kollçaku po kritikohet pasi postoi një citat të një gazetari serb për kryeministrin, Albin Kurti, ku thuhej ndër të tjera se ai “nuk ka dosje kriminale të UÇK’së”.

Lexo Edhe:

“Ne kemi fituar me zotimin se do ta luftojmë krimin e korrupcionin, se do të bëjmë vetingun në institucionet kryesore shtetërore, se do të konfiskojmë pasurinë e fituar paligjshëm”, shkruan Svecla në Facebook.

“Ne nuk jemi naivë. Nuk na habit të luftohemi nga të njëjtët”, shton ai.

Tutje ai thotë se nuk ka nevojë ta mbrojë nënkryetaren e partisë së saj.

“Jemi të ndërgjegjshëm se lufta për të drejtën e barazinë nuk do të jetë e lehtë, por s’ka alternativë tjetër veç drejtësisë”

“E sa për doktoreshën dhe nën-kryetaren tonë, ska nevojë ta mbroj, e mbron puna e aktiviteti i saj”, shton Svecla. /Express/