Flasin nga VV për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin - Gazeta Express
string(48) "flasin-nga-vv-per-bashkepunimin-me-vjosa-osmanin"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:54

Flasin nga VV për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:54

Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani janë në prag të konkretizimit të bashkëpunimit për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Express

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i VV’së, Përparim Kryeziu.

Lexo Edhe:

Kryeziu tha se ka vullnet dhe gatishmëri për një bashkëpunim me Osmanin dhe nismën e saj.

“Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, deklaroi Kryeziu për Telegrafin.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lidhur koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

Në listën e VV’së do të ketë kandidatë për deputetë edhe nga Iniciativa e Mimoza-Kusari Lilës.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt./GazetaExpress/