Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur sot në shesh fotografi të Agon Musliut, 26-vjeçarit nga Gjilani që ndërroi jetë gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte, raporton Gazeta Express.
Para mediave pas aksionit, nga ky grup i studentëve kanë deklaruar se janë të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve.
“Jam student në Universitetin e Prishtinës, vij nga qyteti i Gjilanit, kemi marrë një iniciativë për kolegun tonë Agon Musliu, që ndërroi jetë para pak javësh, jemi të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve dhe me masat e rrepta që i kanë marrë ndaj studentit”, thanë organizatorët.
Ata kanë sqaruar se nuk janë nga ndonjë parti politike, mirëpo vetëm studentë që kërkojnë drejtësi për këtë rast.
“Nuk përfaqësojmë parti e as organizata, jemi vetëm studentë që po kërkojmë drejtësi”, kanë deklaruar ata. /GazetaExpress/