Flasin familjarët e gjakovarit që kërcënoi me hedhje të xhamisë në erë - Gazeta Express
string(70) "flasin-familjaret-e-gjakovarit-qe-kercenoi-me-hedhje-te-xhamise-ne-ere"

Gazeta Express

17/10/2020 20:36

Flasin familjarët e gjakovarit që kërcënoi me hedhje të xhamisë në erë

Gazeta Express

17/10/2020 20:36

Kur bodrumet e shtëpive të tre vëllezërve të tij i pa të vërshuar nga uji, Sami Arifi nga lagja ‘Dardania’ në Gjakovë i pati disa fjalë për forcat e rendit.

Arifi pretendonte se përmbytjen e shkaktoi ndërtimi i xhamisë. Nga mllefi kërkoi në polici që të ndalen punimet pse do t’i vë tritol objektit fetar për ta shkatërruar.

Lexo Edhe:

I dyshuari tha për Klan Kosovën se këtë kërcënim të enjten mbrëma e kishte thënë nga mllefi i momentit dhe se është penduar për fjalët si pasojë e të cilave u prangos për tu liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kështu konfirmon edhe policia.

Të njëjtën e pohojnë edhe familjarët e të dyshuarit që pësuan dëme nga reshjet e shiut.

Ata thonë se telashet me ujë iu shfaqën vetëm muajve të fundit.

‘Prej se u bo xhamia janë dëmtu gypat. Një rigë shi që bjen neve na hyn uji”.

Familja Arifi vetëm kërkon që t’iu bëhet një zgjidhje dhe se shtojnë që nuk janë kundër këtij objekti fetar./KlanKosova