Flasin ambasadorët që bënë të mundur dakordësimin për reformën zgjedhore - Gazeta Express
string(72) "flasin-ambasadoret-qe-bene-te-mundur-dakordesimin-per-reformen-zgjedhore"

Gazeta Express

05/06/2020 21:02

Flasin ambasadorët që bënë të mundur dakordësimin për reformën zgjedhore

Gazeta Express

05/06/2020 21:02

Në përmbyllje të takimit të këshillit politik, kanë qenë ambasadorët e SHBA-ve, BE-së e Britanisë së Madhe ata që kanë folur në lidhje me dakordësimin e reformës zgjedhore.

Yuri Kim: Jemi shumë të kënaqur që pamë këshillin politik të arrijë në një marrëveshje, në sajë të të gjitha atyre orëve punë. Çdo parti politike dhe çdo politikan dhanë kontributin e tyre dhe u dhanë shumëçka. Shumë do ta kritikojnë këtë marrëveshje si jo të mjaftueshme, por ky është një hap i rëndësishëm përpara. Për aqsa është i shqetësuar SHBA, ne jemi krenar për këtë marrëveshje dhe do të vijojmë t’ju mbështesim në integrimin në BE.

Lexo Edhe:

Soreca: E mirpritëm këtë marrëveshje, është rezultat i një procesi gjithpërfshirës që ka filluar në janar. Kishim një marrëveshje të mirë të mërkurën, por ju e dini që opiozita e bashkuar ka kërkuar të shqyrtohet më tej depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe ne e mbështetëm. Maxhoranca e pranoi marrëveshjen dhe kësisoj u arrit akordi. Në emër të BE-së, dëshiroj të them që Shqipëria tashmë është më pranë BE-së, pasi një nga kushtet e hapjes së negociatave do të përmbushet së shpejti.

Fjala ime e fundit, kjo marrëveshje vjen në momentin e duhur, pasi javën e ardhshme komisioni evropian do të propozojë kuadrin rregullator të negociatave.

Ambasadori i Britanisë Norman: Kjo është një ditë e mirë në fund të një jave mjaft të gjatë e të vësdtirë negociatash. Të gjithëve u është dashur të japin e të heqin dorë nga diçka dhe kjo marrëveshje u arrit pikërisht sepse të gjitha palët ishin gati të hiqnin dorë nga diçka. Marrëveshja është një hap i rëndësishëm për integrimin e BE-së dhe për zgjedhjet në Shqipëri.

Ky është vetëm fillimi dhe ne presim zbatimin e reformës. Por nën shpirtin e dakordëisë e bashkëpunimit që kemi parë, nëse kjo do të vijojë, unë jam besimplotë.