Në përmbyllje të takimit të këshillit politik, kanë qenë ambasadorët e SHBA-ve, BE-së e Britanisë së Madhe ata që kanë folur në lidhje me dakordësimin e reformës zgjedhore.
Yuri Kim: Jemi shumë të kënaqur që pamë këshillin politik të arrijë në një marrëveshje, në sajë të të gjitha atyre orëve punë. Çdo parti politike dhe çdo politikan dhanë kontributin e tyre dhe u dhanë shumëçka. Shumë do ta kritikojnë këtë marrëveshje si jo të mjaftueshme, por ky është një hap i rëndësishëm përpara. Për aqsa është i shqetësuar SHBA, ne jemi krenar për këtë marrëveshje dhe do të vijojmë t’ju mbështesim në integrimin në BE.
Soreca: E mirpritëm këtë marrëveshje, është rezultat i një procesi gjithpërfshirës që ka filluar në janar. Kishim një marrëveshje të mirë të mërkurën, por ju e dini që opiozita e bashkuar ka kërkuar të shqyrtohet më tej depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe ne e mbështetëm. Maxhoranca e pranoi marrëveshjen dhe kësisoj u arrit akordi. Në emër të BE-së, dëshiroj të them që Shqipëria tashmë është më pranë BE-së, pasi një nga kushtet e hapjes së negociatave do të përmbushet së shpejti.
Fjala ime e fundit, kjo marrëveshje vjen në momentin e duhur, pasi javën e ardhshme komisioni evropian do të propozojë kuadrin rregullator të negociatave.
Ambasadori i Britanisë Norman: Kjo është një ditë e mirë në fund të një jave mjaft të gjatë e të vësdtirë negociatash. Të gjithëve u është dashur të japin e të heqin dorë nga diçka dhe kjo marrëveshje u arrit pikërisht sepse të gjitha palët ishin gati të hiqnin dorë nga diçka. Marrëveshja është një hap i rëndësishëm për integrimin e BE-së dhe për zgjedhjet në Shqipëri.
Ky është vetëm fillimi dhe ne presim zbatimin e reformës. Por nën shpirtin e dakordëisë e bashkëpunimit që kemi parë, nëse kjo do të vijojë, unë jam besimplotë.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...