Flamurin e ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë, aktakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes e mosdurimit në Tik-tok - Gazeta Express
string(115) "flamurin-e-isis-it-mbi-kulmin-e-shtepise-aktakuze-ndaj-dy-personave-per-nxitje-te-percarjes-e-mosdurimit-ne-tik-tok"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 11:55

Flamurin e ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë, aktakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes e mosdurimit në Tik-tok

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 11:55

Prokuroria Speciale e Kosovës nga ngritur aktakuzë ndaj dy personave, D.B dhe E.B për veprën penale “Nixtja e përçarjes dhe mosdurimit”, shkruan Express. 

Siç njofton Prokuroria, të dy akuzohen se kanë nxitur dhe kanë përhapur urrejtje e mosdurim në mes të grupeve fetare, duke propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur veprimet e organizatës ISIS. 

Të njëjtit dyshohet se kishin të vendosur edhe flamujt e ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre. 

“Sipas aktakuzës, D.B dhe E.B., përmes rrjetit social “Facebook” dhe “Tik –Tok” , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad”, ka njoftuar Prokuroria. 

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë vendosur flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime potencialisht mund të prishet rendi publik.

D.B., sipas provave ka qenë refuzues ndaj të gjithëve që nuk e praktikojnë fenë sipas mënyrës së tij, dhe ka postuar e shpërndarë materiale me gjuhë fyese ndaj shumicës së hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë sipas ligjeve në fuqi, dhe t’iu vazhdohet masa e paraburgimit ndaj D.B. dhe ajo e arrestit shtëpiak ndaj E.B”, thotë njoftimi i Prokurorisë Speciale./Express/