Flamuri ukrainas në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Hovenier: Ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë - Gazeta Express
string(116) "flamuri-ukrainas-ne-ambasaden-e-shba-se-ne-prishtine-hovenier-ne-nuk-mund-dhe-nuk-do-ta-pranojme-agresionin-e-rusise"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2024 14:04

Flamuri ukrainas në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Hovenier: Ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë

Lajme

Gazeta Express

24/02/2024 14:04

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka shkruar me rastin e dy vjetori të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Hovenier ka shkruar se s’duhet pranuar dhe se SHBA-ja nuk do ta pranojë agresionin e Rusisë. Diplomati amerikan ka thënë se është një sfidë themelore dhe e papranueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka publikuar edhe një fotografi, ku flamuri i Ukrainës shihet që është vendosur në objektin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me mbishkrimin “Ne qëndrojmë me Ukrainën”./GazetaExpress/