Flamuri në Ambasadë në gjysmështizë, Hovenier për vrasjet e fundit të grave: Urgjente të bëhet më shumë në parandalim - Gazeta Express
string(100) "flamuri-ne-ambasade-ne-gjysmeshtize-hovenier-vrasjet-e-fundit-te-grave-urgjence-per-te-bere-me-shume"

Flamuri në Ambasadë në gjysmështizë, Hovenier për vrasjet e fundit të grave: Urgjente të bëhet më shumë në parandalim

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 11:59

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se rastet e fundit të vrasjeve, si dhe ato të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për më shumë punë për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave.

“Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe pa u lënduar”, ka shkruar Hovenier.

Lexo Edhe:

Edhe ambasadorë të tjerë në Kosovë reaguan pas vrasjeve të fundit të grave në vend dhe ulën flamujt në gjysmështizë në Ditën e Zisë për të nderuar viktimat./Express/