Në katër komunat veriore të vendit sot do të betohen kryetarët e rinj të Listës Srpska.
Në sallën e Kuvendit Komunal të Zveçanit ku do të betohet kryetari i ri Dragisha Milloviq janë simbolet e shtetit të Kosovës, përfshirë flamurin e Kosovës, fotografinë e Presidentes e stema prej letre.
Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023 dhe nëpër objekte ishin ndërruar simbolet shtetërore të Serbisë dhe ishin zëvendësuar me ato të Kosovës.
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal që udhëhiqet nga ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, ka thënë se sikurse në komunat e tjera të vendit edhe kryetarët e katër komunave veriore janë të detyruar ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën gjatë kalimit të pushtetit.
“MAPL ka krijuar ekipe për monitorimin e seancave inauguruese, të cilat do të jenë të pranishme fizikisht në të gjitha mbledhjet për të siguruar respektimin e të gjitha procedurave kushtetuese dhe ligjore. Në çdo rast kur konstatohet mosrespektim i këtyre procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jolegjitime seancat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës”, kishte thënë Krasniqi.
Përndryshe, u raportua se Bashkimi Europian ka në plan të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës nëse trasnferimi i pushtetit në këto komuna do të jetë paqësor.
BE-ja në vitin 2023 vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri dhe heqja e tyre u kushtëzua me shtensionimin e situatës atje.
Disa prej këtyre masave nisën të largoheshin nga maji i këtij viti.
Fotografitë nga atje i solli gazetari i T7, Genc Godanci./Express/



Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...