Flamur Gashi zgjidhet lojtari i javës, FFK-ja i eviton ndeshjet skandaloze - Gazeta Express
string(73) "flamur-gashi-zgjidhet-lojtari-i-javes-ffk-ja-i-eviton-ndeshjet-skandaloze"

Flamur Gashi zgjidhet lojtari i javës, FFK-ja i eviton ndeshjet skandaloze

Futboll

Gazeta Express

29/05/2023 11:56

Flamur Gashi është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 36-të dhe të fundit në Superligën e futbollit.

Portieri i Malishevës e priti penalltinë ndaj Llapit në fund dhe ia mundësoi ekipit të tij t’i gëzohet fitores.

Lexo Edhe:

Pra, Federata e Futbollit të Kosovës, në zgjedhjen e më të mirit të javës, i evitoi ndeshjet skandaloze, që po dyshohen si të kurdisura, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi mori këtë çmim, portieri i Malishevës u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbetje në elitë.

“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë  vlerësim dhe  dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e skuadrës dhe shtabin teknik pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj se ky çmim, i cili është i pari për mua, nuk do të jetë i fundit, ndonëse të shpërblehesh në fund të kampionatit është qershia mbi tortë. Me lojën e djeshme e kemi mbyllur kampionatin me sukses si ekip por edhe në aspektin individual. Kemi merituar më shumë, por ky është futbolli dhe duhet të jemi të lumtur me atë që kemi arritur”, theksoi Flamur Gashi për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express/