“Flama” e bën Enkel Demin të thyejë rregullin - Gazeta Express
string(43) "flama-e-ben-enkel-demin-te-thyeje-rregullin"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 17:23

“Flama” e bën Enkel Demin të thyejë rregullin

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 17:23

Ka zgjedhur një shtëpi përdhese tiranase të vjetër, “Qendrën Berk” si një formë bashkëbisedimi me lexuesin, për të thyer rregullin e krijuar gjatë këtyre viteve krijimtari.

“Kjo është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit tani që zbulova këtë shtëpi. Ia di shumë për ndër Ana Shkrelit. Nëse nuk do të kisha zbuluar këtë qoshe të qytetit do ta kisha shumë të vështirë të futesha në një sallë tjetër. Nuk do të kishte kuptim që Tom Kuka të prezantohej në një ambient tjetër”, u shpreh ai.

Lexo Edhe:

“Flama”, libri që i dha çmimin europian të letërsisë i ka grishur fort lexuesit, kryesisht për realizmin magjik që Tom Kuka sjell frymëzuar te Tirana e para 1 shekulli.

Egërsia e njerëzve sot, sipas Tom Kukës e ka origjinën tek paraardhësit.

 “Shoh një lloj ndëshkimi, kjo sëmundje që na përfshiu të gjithëve ose që përfshiu personazhet e mia është një lloj ndëshkimi që vjen nga një mëkat origjinal dhe pikërisht Di Hima duhet të zgjidhë këtë mëkat origjinal.

Në librin tim Di Hima nuk është thjesht një inspektor policie, por është loti i Thodomës, ai që përfaqëson lartësinë morale”, shprehet më tej ai.

Personazhi që justifikon librin edhe politikisht, sipas  autorit është gruaja, që mban mend gjithçka.

“Të parët tanë kanë pasur kujtesë të shkurtër dhe ne që jemi pasues të tyre kemi kujtesë akoma më të shkurtër. Duke pasur kujtesë akoma më të shkurtër bëhemi dëmtues dhe ripërsërisim të njëjtin mëkat të njëjtën gjëmë dhe për pasojë përfshihemi në situata jashtë çdo lloj imagjinate”, thotë Kuka.

Pyetjes për përfshirjen e Mid’hat Frashërit në këtë roman, ai jep këtë përgjigje

“Këtu doja të jepja patjetër ndërgjegjen e qytetit. Dhe nuk ka personazh më të mirë se Mid’hat Frashëri për të përfaqësuar ndërgjegjen e qytetit”, thotë ai.

Ngjarja e përshkruar bukur, me gjuhë të latuar, mes një përzierje të këndshme të dialekteve gegë e toskë, do jetë e vështirë për përkthyesin, që do e çojë në gjuhë të huaj” Flamën”.

“Është një tekst që lëviz shumë dhe ka një pasuri gjuhësore të jashtëzakonshme. Ndoshta do ta bëjë pak të vështirë përkthimin në gjuhë të tjera, por mund të arrihet vetëm përmes përkthyesish shumë cilësor dhe shumë të aftë”.

Pazëlli i gjerë i personazheve, e ka argëtuar fort Enkel Demin, i cili është joshur ta kthente në vrasës edhe një prej personazheve,  por e ndali përmbylljen e sagës.

“Unë mund të jem autori i librit dhe mund të jem Tom Kuka , por në fakt unë mund të jem Di Hima siç mund të jem në të njëjtën kohë edhe ai doktori që është po kaq i turpshëm sa unë në këtë moment doktor Spiro. Por mund  të jem edhe ai që vret dhe gjatë shkrimit të librit jam zbavitur aq shumë sa në një moment të caktuar doja që ta vriste Tom Koka, dhe po ta bëja këtë do të mbyllja një sagë”, thotë më tej Kuka.

“Flama”, së shpejti do të përkthehet në serbisht dhe më pas në disa gjuhë të tjera.