Flaka Loxha ka vazhduar garën e saj të shkëlqyer në Grand Prix të Zagrebit. Në repasazh, ajo arriti të mposht me wazari francezen Ophelie Vellozzi, duke siguruar një vend në ndeshjen për medaljen e bronztë.
Për të bronztën, Flaka do të përballet me zviceranen Binta Ndiaye, në një duel që pritet të jetë i fortë dhe emocionues, shkruan Gazeta Express.
Flaka ka treguar edhe një herë potencialin e saj për medalje në nivel ndërkombëtar, dhe tifozët shqiptarë presin me padurim suksesin e saj.
/GazetaExpress/