Flaka Loxha ka arritur një sukses madhështor në karrierën e saj.
Xhudistja kosovare ditën e sotme ka fituar medaljen e parë elitare, shkruan Gazeta Express.
Loxha arriti të sigruoi medaljen e bronztë falë fitores me “Ippon” ndaj kroates Tihea Topolovec, në turneun Grand Prix të Parisit.
Flaka arriti deri në gjysmëfinale pa asnjë problem, teksa aty u mposht nga Ana Viktorija Puliz
Ajo bënë gara në kategorinë deri në 57 kilogram.
Kjo medalje i ndihon asaj që të rritet në ranglistë, gjithashtu të fitojë sa më shumë pikë që të arrijë Olimpiadën e radhës.
Kujtojmë se Lojërat Olimpike të radhës mbahen në Los Angeles në vitin 2028./Gazeta Express