Ismet Munishi ka qenë protagonist në emisionin “Favorit” në T7 me deklaratat e tij thumbuese, por kohë pas kohe edhe spektakolare.
Analisti i “Favoritit” i ka thumbuar krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës me mënyrën se si mburren gjatë prezantimit të përforcimeve, shkruan “Gazeta Express”.
Ai foli edhe për punën e trajnerit dhe për video-analistët, ndërsa nuk mungoi një debat i tij me menaxherin e Kombëtares, Bajram Shala, i cili ndërhyri në këtë temë.
Munishi e përmendi edhe faktin se zyrtarët e FFK-së dalin rrallë në studio televizive, ndërsa nuk la pa e zënë në gojë as Edon Zhegrovën, të cilin e përgëzoi për postimin e tij të guximshëm për t’i zbuluar “të palarat” brenda Kombëtares dhe Federatës. /Gazeta Express/