Fjolla Morina shtatzënë, e zbulojnë në Spitalin e Kukësit ku po mbahet nga Policia e Shqipërisë - Gazeta Express
string(94) "fjolla-morina-shtatzene-e-zbulojne-ne-spitalin-e-kukesit-ku-po-mbahet-nga-policia-e-shqiperise"

Fjolla Morina shtatzënë, e zbulojnë në Spitalin e Kukësit ku po mbahet nga Policia e Shqipërisë

Gazeta Express

21/09/2020 16:50

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Fjolla Morina po raportohet se është në muajin e dytë të shtatzanisë.

Mediat shqiptare kanë cituar ekspertizën e kryer nga gjinekologu në Spitalin e Kukësit, në qytetin ku ajo po qëndron në mbajtje nga Policia e Shqipërisë pasi ishte kapur me një armë dhe disa plumba në veturën e saj.

Lexo Edhe:

Kjo gjendje e këngëtares nuk duket të ketë ndikim në procesin gjyqësorë i cili pritet të ndodhë nesër (e martë), pasi Prokuroria e Kukësit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Morinën, e cila akuzohet për “trafikim të armëve dhe municioneve”.

Në këtë proces gjyqësor pritet të shihet nëse 34-vjeçarja do të mbahet në burg, apo do të lirohet përderisa do të vijojnë hetimet ndaj saj.

Për ju që nuk e dini, këngëtarja është arrestuar më 19 shtator 2020, ku tre oficerë të Pikës së Kontrollit në Morinë i kishin gjetur dy armë, njërën në çantë të dorës dhe një tjetër në bagazhin e veturës, por që kjo e fundit kishte rezultuar se është “shkrepse” dhe jo armë e vërtetë.

Përpos saj, janë arrestuar edhe dy burra, shoferi i saj, Fitim Muji dhe biznesmeni, Fisnik Syla i cili pretendohet se është shok i Fjollës.

Ndër të tjera, raportohet se këngëtarja është arsyetuar në Policinë e Kukësit kinse nuk ka qenë në dijeni se kishte armë në çantën e dorës, sepse sipas saj, çanta ishte dhuratë nga një shok nga Gjermania, i cili nuk jeton më./Objektiv

Armët e konfiskuara nga Policia në Kukës