Fjolla Morina dedikim prekës për të bijën: U pajtova me gjithçka, por jo të mos sjellja ty në jetë - Gazeta Express
string(96) "fjolla-morina-dedikim-prekes-per-te-bijen-u-pajtova-me-gjithcka-por-jo-te-mos-sjellja-ty-ne-jete"

Rozë

Gazeta Express

11/08/2022 13:56

Fjolla Morina dedikim prekës për të bijën: U pajtova me gjithçka, por jo të mos sjellja ty në jetë

Rozë

Gazeta Express

11/08/2022 13:56

Sot për këngëtaren e shumëpërfolur, Fjolla Morina është një ditë e veçantë. Vajza e saj, Alyah feston ditëlindjen dhe mbush 7 vite.

Nuk kishte se si të mungonte një urim nga mami Fjolla, e cila ka ndarë në Instagram disa foto nga momente të ndryshme, që nga shtatzënia, çasti kur e solli në jetë deri te momentet aktuale.

Këngëtarja këto imazhe të ëmbla i ka shoqëruar me një urim tepër prekës, ku ndër të tjera thotë se pajtua me gjithçka por jo mos ta sillte në jetë të bijën.

“Alayah, urime ditëlindja e shtatë evlad, të uroj ta kesh shëndetin, të priftë e mbara gjatë gjithë jetës. Beba e vogël, të do mami shumë – Zoti të bekoftë evlad. U flijova shumë që mos ta lejoja ta humbë atë që Zoti deshi të ma dhurojë. U pajtova me gjithçka por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nënë, frymë dhe forcë, dhimbje, ilaç, lot e dashuri e vetme veç për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fort ashtu si unë”, ka shkruar Fjolla në Instagram./abcnews.al