Fjalimi emocionues i Ismet Munishit para ndeshjes me Prishtinën - Gazeta Express
string(63) "fjalimi-emocionues-i-ismet-munishit-para-ndeshjes-me-prishtinen"

Fjalimi emocionues i Ismet Munishit para ndeshjes me Prishtinën

Gazeta Express

27/02/2020 23:10

Lideri i Superligës së Kosovës, Ballkani do të ketë një ndeshje të rëndësishme në fundjavë, atë kundër Prishtinës në “Fadil Vokrri”, shkruan zeri.info

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, derisa është e vlefshme për xhiron e 20-të të kampionatit.

Lexo Edhe:

Në një fjalim të tij para lojtarëve trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshje.

“Ata e kanë një stil që mundohen me na nënçmu, jo është derbi, jo s’është derbi. Kjo nuk është problem i yni. Por, a është derbi a s’është derbi, këtë e tregon interesimi i mediave, i publikut dhe opinionit”, ka thënë fillimisht Munishi para futbollistëve të tij.

“Ne kemi marrë masat që i kemi marrë edhe presim ndeshjen me optimizëm. Mos harroni ne jemi skuadra më e mirë në Kosovë për momentin dhe duhet ta ruajmë markën, brendin tonë që e kemi krijuar me punë dhe sakfirificë. Edhe ju individualisht duhet të tregoni çfarë vlera, kjo është me rëndësi. Duhet të mësoheni me këto lojëra, duhet të mësoni të përballoheni me presioninm gjithmonë duke respektuar edhe kundërshtarin sepse edhe kundërshtari i ka vlerat e veta. Por, në asnjë moment me respektu më tepër se që duhet. Për shkak të ndeshjeve si kjo luhet futbolli. Duhet me punu shumë për me ardhë në nivel për me lujt kësi ndeshje, falë Zotit ju e keni mbërri këtë nivel. Edhe djem duhet t’i shijoni këto momente. Duhet të merrni energjinë më të mirë nga këto momente”, është shprehur Munishi para lojtarëve të Ballkanit. /Zëri