Fjalët shterpë për veting në MPB, u fol shumë, e nuk u bë asgjë - Gazeta Express
string(61) "fjalet-shterpe-per-veting-ne-mpb-u-fol-shume-e-nuk-u-be-asgje"

Fjalët shterpë për veting në MPB, u fol shumë, e nuk u bë asgjë

Gazeta Express

21/02/2020 20:38

Që kur ishte Sekretar Gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski fliste për nivelin e ulët profesional të policisë ndërsa thoshte se patjetër duhet të punohet që të rritet besimi tek Ministria e Brendshme.

“Duhet të fillohet një orë e më parë dhe në të vërtetë pas zgjedhjeve në dhjetor të bëjmë gjithçka që të kemi gjendje ku perceptimi i qytetarëve për policinë dhe institucionet e tjera të jetë më e mirë, do të rritet besimi…”, deklaroi Spasovski.

Lexo Edhe:

Zgjedhjet e 2016-tës u bënë. LSDM-ja erdhi në pushtet. Spasovski nga ministër teknik u bë ministër për Punë të Brendshme, por u desh të kalojnë dy vite që të ndërmerret diçka konkrete për atë që do të quhej “veting në MPB”. Në korrik 2019 Qeveria dha dritë jeshile për nevojën për veting.

Gazetarja: Kur mund të presim që atë ligj ta propozoni në Kuvend?

Oliver Spasovski: Ligji i veçantë për veting, ne tashmë punojmë për zgjidhjen ligjore shumë shpejt do të jetë në Kuvend dhe në bazë të atyre dispozitave do të formohen edhe komisionet.

Një ligj i tillë kurrë nuk u dërgua në Kuvend. Në gusht 2019 u mbajt takimi i parë i një grupi pune që do ta çonte përpara këtë proces por më pas gjithçka u harrua. Kreu i këtij grupi, profesori i sigurisë Nikolla Dujovski sot nuk deshi të komentojë se ku ka ngecur puna, e përmes telefonit na tha se për momentin grupi i punës është në pauzë. E ish-Ministri i Brendshëm, tani kryeministër teknik, Oliver Spasovski, drejton gishtin nga ministri i brendshëm teknik Naqe Çulev.

TV21: Ju si ish-ministër i brendshëm gjithë vitin keni folur për veting. A keni numra konkret se çfarë është bërë?

Oliver Spasovski: Unë kam folur dhe jam përgjigjur në shumë pyetje për vetingun dhe reformat në MPB megjithatë sot nuk flas për MPB-në sepse ka kush të flasë për MPB-në.

Pa një ligj pa veting, e pa Kuvend që ta votonte një të tillë të mundshëm është e qartë që deri në qeverinë e ardhshme nuk do të ketë veting. E edhe pse nuk ka kurrë një farw pastrimi brenda MPB-së, zëvendësministri Brendshëm Agim Nuhiu thotë se gjatë përzgjedhjes së kuadrove të reja është anagzhuar të zbatojë vetingun.

“Kryeshefin e Organit për Punë të brendshme në Strugë, në Dibër, në Kërçovë, në Gostivar, në Karposh, në çair dhe gjithatje ku kemi pasur mundësi të shtrijmë ndikimin tonë e kemi bërë në bazë të atributeve të mekanizimit të vetingut, i kemi zgjedhur njerëzit më profesional që kanë kredibilitet profesional, moral dhe që kanë dhe që kanë rezultate të punës”, potencoi Spasovski.

Në fakt është e pakuptueshme se për çfarë kredibiliteti profesional bëhet fjalë kur në Strugë për kryshef është emëruar Dritan Ajron i cili në 2010-tën, duke qenë shef ndërrimi në Qafthanë, është akuzuar për shoqërim kriminal dhe marrje rryshfeti. Këtë e dëshmon edhe arkivi online i MPB-së, ku del emri i Ajros bashkë me 15 zyrtarët e tjerë policorë të përfshirë në vepër penale. E gjithsesi i njëjti u prit në zyrë nga Nuhiu kur e mori postin e krye shefit.

Spasovski muaj më parë thoshte se vetingu në MPB do të përfshijë nisë nga pastruesja e deri tek Ministri për të parë arsimimi profesional të të punësuarve, integriteti e tyre, gjendjen pronësore dhe aktivitete te mundshme kriminale ne MPB.

A.SH.