Fjalët e Putinit për ndalimin e sulmeve ndaj sektorit të energjisë dhe infrastrukturës, "ndryshe nga realiteti", thotë Zelensky - Gazeta Express
string(123) "fjalet-e-putinit-per-ndalimin-e-sulmeve-ndaj-sektorit-te-energjise-dhe-infrastruktures-ndryshe-nga-realiteti-thote-zelensky"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 12:53

Fjalët e Putinit për ndalimin e sulmeve ndaj sektorit të energjisë dhe infrastrukturës, “ndryshe nga realiteti”, thotë Zelensky

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 12:53

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli nga Finlanda lidhur me sulmet e Rusisë ndaj vendit të tij gjatë natës, përfshirë në transport, spitale dhe infrastrukturën urbane.

Zelensky tha se “fjalët e Putinit janë shumë të ndryshme nga realiteti”, raporton The Guadian.

Ai shtoi se zhvillimet gjatë natës theksuan nevojën për mbështetje të mëtejshme në mbrojtje dhe mbështetje ajrore ndaj vendit të tij.

Zelensky tha gjithashtu se përpjekjet e përbashkëta për të ushtruar më shumë presion ndaj Rusisë janë “parakushtet absolute për paqe”.

Presidenti ukrainas gjithashtu foli për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral me Finlandën për ta rritur prodhimin e mbrojtjes, koordinimin e blerjeve dhe punën e përbashkët në mbrojtjen civile.

Advertisement
Advertisement
Advertisement