Fjalët e para të Zhegrovës si lojtar i Lille - Gazeta Express
string(44) "fjalet-e-para-te-zhegroves-si-lojtar-i-lille"

Fjalët e para të Zhegrovës si lojtar i Lille

Futboll

Gazeta Express

14/01/2022 20:45

Tashmë është edhe zyrtare. Edon Zhegrova ka ndryshuar ambient dhe është transferuar në Francë, tek ekipi kampion në fuqi, Lille.

Kjo është bërë zyrtare nga klubi francez përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Lexo Edhe:

Kështu, ylli kosovar lë Baselin për kampionin në fuqi të Francës i cili merr pjesë edhe në Champions League.

Pas këtij transferimi ka ardhur edhe reagimi i parë i Edon Zhegrovës.

“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj. Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”, deklaroi Zhegrova për faqen zyrtare të klubit francez.

Ai do të jetë pjesë e Lille për katër vite e gjysmë, shkruan Gazeta Express.

Për transferimin e tij, Lille u desh të paguajë rreth 7 milionë euro, pasi Zhegrova kishte kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2023.

Lyon ishte gjithashtu i interesuar për shërbimet e futbollistit kosovar, i cili gjendet në një formë jetësore momentalisht. /Gazeta Express/