Ardon Jashari zbarkoi mbrëmë në Milano pas arritjes së marrëveshjes mes Club Brugge dhe Milanit për transferimin e tij në “San Siro”.
Ylli shqiptar mbërriti në qytetin e modës rreth orës 23:00, ndërsa u prit nga gazetarët dhe nga disa tifozë Kuqezi, të cilët i dhanë kurajë që nga momentet e para, shkruan “Gazeta Express”.
“Shumë i lumtur, shumë i lumtur”, ishin fjalët e para të Jasharit në Milano, teksa “Rossoneri” e fituan betejën dymuajshe për ta sjell atë në ekip.
23 vjeçari thuhet se i ka kushtuar Milanit në total 39 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.
Ai do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore në mëngjesin e sotëm, ndërsa më pas pritet ta nënshkruajë kontratën pesëvjeçare me gjigantin italian, derisa rroga e tij vjetore pritet të jetë 2,5 milionë euro.
Milani ishte një ëndërr e Jasharit që nga vegjëlia, ndërsa refuzoi oferta nga klube të njohura vetëm e vetëm për të përfunduar në “San Siro”. /Gazeta Express
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...