string(66) "fjalet-e-para-te-alexander-arnoldit-si-lojtar-i-ri-i-real-madridit"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 14:38

Fjalët e para te Alexander-Arnoldit si lojtar i ri i Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 14:38

Trent Alexander-Arnold u prezantua sot edhe zyrtarisht si futbollist i ri i Real Madridit, me të cilin nënshkroi kontratë afatgjate.

Futbollisti anglez i befasoi të gjithë teksa foli në gjuhën spanjishte gjatë prezantimit të tij, shkruan”Gazeta Express”.

Mbrojtësi i djathtë u shfaq i emocionuar që iu bashkua klubit më të madh në histori té futbollit, ndërsa do të jetë pjesë e “Los Blancos” në Botërorin e Klubeve, i cili do të nisë më 15 qershor.

“Faleminderit presidentit Florentino Perez dhe Real Madridit për këtë mundësi. Nuk është një mundësi që të vjen çdo ditë për të nënshkruar me Real Madridin, është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. E kam një dëshirë të madhe t’ua tregoj lojën time madrilenëve. Të luash për Real Madridin është një përgjegjësi e madhe. Dua të fitoj shumë tituj, të jem kampion dhe ta shijoj veten me më të mirët në botë. Faleminderit dhe Hala Madrid!”, u shpreh përfaqësuesi anglez, i cili e zgjodhi fanellën me numrin 12. /Gazeta Express