Fjalëkalimet më të zakonshme gjatë vitit 2020 - Gazeta Express
string(47) "fjalekalimet-me-te-zakonshme-gjate-vitit-2020-2"

Fjalëkalimet më të zakonshme gjatë vitit 2020

AutoTech

Gazeta Express

19/11/2020 23:14

Nordpass analizoi më shumë se 275 milionë fjalëkalime që ishin të ekspozuar ndaj publikut pas sulmeve të hakerëve.

Nga kjo, ata bënë një listë me 10 nga ato më të zakonshmet, kështu që, për arsye sigurie, do të ishte mirë të kontrolloni se fjalëkalimi juaj nuk është në mesin e tyre.

Lexo Edhe:

Më shumë se gjysma e fjalëkalimeve të “rrjedhura” u përsëritën nga disa dhjetëra në disa milion herë, ose 56%. Nga ana tjetër, vetëm 44% e fjalëkalimeve ishin unike, dmth ato nuk u përsëritën askund, shkruan Nordpass, trasnmeton Gazeta Express.

Shumica e fjalëkalimeve nga lista e Top 10 ishin gjithashtu shumë të lehta për t’u zbuluar nga supozimet e zakonshme.

Nordpass ka këshilluar të gjithë përdoruesit e internetit të mos përdorin shabllone ose butona të vendosura pranë njëra- tjetrës në tastierës.