Me fjalë përfundimtare të prokurorisë, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për rastin e vrasjes së të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit të Velesit Pançe Zhezovski.
Në seancën e mëparshme përfundoi procedura e provave nga gjykimi që filloi në shtator 2024.
Në gjykimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit u morën në pyetje disa persona, përfshirë familjet e viktimave, persona zyrtare, inspektorë, persona të njohur dhe bashkëpunëtorë të të akuzuarit Lupço Palevski.
Prokuroria paraqiti edhe prova materiale, të tilla si video-incizime, komunikime elektronike dhe sende të mbledhura nga vendi i ngjarjes. Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky është është një proces i montuar politikisht.
Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim.
Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski, në Veles, sipas aktakuzës, ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Vanja e mitur dhe Pançe, banor i Velesit, u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit.
aaaaa