Gjatë gjithë javës, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon me fjalët përfundimtare.
Fillimisht, folën Prokuroria dhe Avokati i Viktimave, e prej të mërkurës, vazhduan avokatët e krerëve të UÇK-së.
E nisi i pari Luka Misetiq, avokat i Hashim Thaçit. Ky i fundit theksoi se ish-presidenti i Kosovës është dhe do të mbetet i pafajshëm. Ai përmendi kontradiktat e Prokurorisë së Hagës, duke theksuar rastin e ish-presidentit të Serbisë i cili ishte liruar nga Tribunali i Hagës.
“Deri më tani, jurisprudenca e tribunaleve ka konkluduar se NATO ka ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, në përgjigje të Ndërmarrjes Kriminale Serbe. ZPS-ja kërkon juve që UÇK-ja ishte ajo që kishte administratorja e një NPK-ja muaj apo vite më përpara, e jo marsi 1998. TPNJ ka konkluduar se ishte udhëheqësi serb, Milutinoviq, nuk kishte përgjegjësi penale në Kosovë, pasi ishte figurë politike që nuk pati kontroll në forcat e RFJ-së, dhe nuk ka dhënë kontribut të ndjeshëm në NPK. ZPS-ja po kërkon nga ana e juaj të konkludoni pavarësisht se një udhëheqës serb i shtetit të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krime të luftës e krime kundër njerëzimit, ju duhet të konkludoni se udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, një grup i armatosur për disa muaj, ka pasur kontroll e përgjegjësi. Kjo do të ishte padrejtësi historike”, tha ai.
Misetiq kritikoi Prokurorinë se po synon ta rrëzojë dëshminë endërkombëtarëve, kurse në anën tjetër, emrat e njëjtë i kishin ftuar për të dëshmuar.
“ZPS-ja përpiqet të hedh poshtë dëshminë e ndërkombëtarëve, duke thënë se nuk ishin të informuar për funksionimin e UÇK-së. Pretendimi i ZPS-së se ata nuk ishin të informuar, është karakteristikë e veçantë duke patur parasysh natyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së, deklaratat politike, intervistat në media. Ne dëgjuam nga ZPS që thanë se politika ndaj kundërshtarëve, artikulohej në mënyrë të hapur. Të gjitha këto dokumente publike, duhet të kenë qenë në dispozicion të Burnes e dëshmitarëve të mbrojtjes”, tha më tutje avokati kroat.
I ashpër me Prokurorinë ishte avokati tjetër i Thaçit, Pierre Prosper, i cili reagoi ashpër pasi Prokuroria tha se diplomatët ndërkombëtarë nuk kishin infromacione.
“Dje komunikova me një diplomat të lart, ambasador, i dërguar i posaçëm, i lexova disa nga citimet e së hënës nga ZPS-ja. Veçanërisht për faktin se gjyqtarët kanë dëgjuar dëshmi nga shtatë ndërkombëtarë. U përpoqen me çiltërsi të sillnin paqe në Kosovë. Por, përfshirja e tyre në këtë çështje dhe observimet e tyre të kufizuara, a janë apo nuk janë të vlefshme kjo është temë më vete. Shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë u sollën këtu, në situate të vështirë, sepse kishin pak njohuri me aktorët e përfshirë, gjuhën nuk e flisnin, kanë komunikuar vetëm disa herë me aktorët kryesorë, nuk kanë lexuar komunikata të UÇK-së, nuk e njihnin strukturën. Dhe vazhdon prokurorja të thotë se kishin informacione të kufizuara. Kolegu im më tha e tmerrshme, kaq pak respektojnë profesionin tone. Të nderuar zotërinjë duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogance, mungesë respekti, i cili ka qenë e pranishme qysh nga fillimi. Të rrëzosh përvojat dëshmitë e këtyre profesionistëve, të cilët kanë pasur për detyrë të shkojnë, të analizojnë situatat, të shikojnë ngjarjet”, tha Prosper, raporton Nacionale.
Madje, sipas tij, kjo është arsyeja që qeveritë po humbin besimin në tribunalet ndërkombëtare.
“Për mua është gjest dëshpërimi. Nuk është për t’u habitur që qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse kur vet profesionistët dalin e tregojnë çfarë ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen poshtë, kjo është problematike”, Këto tribunale janë mjet, instrument, i sistemit të rendit ndërkombëtar, personat që kanë qenë para jush janë pjesë e këtij sistemi, nëse duhet të ketë tribunale e drejtësi. Ju ishit atje, po nuk e dini sepse ne do të interpretojmë ndryshe. Mos iu besoni syve, veshëve, dime ne më shumë se ju. Është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes rëndësinë e dëshmitarëve, mund të mos pëlqejnë, mund të mos repsketoni dëshmitarët ndërkombëtarë, por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre, dhe shtetet që përfaqësojnë, Amerikën, Britaninë, NATO-n”, tha ai më tutje.
Prosper tha se gjenerali Clark, Rubin, Duncan, Williams, erdhën me informacione të dorës së parë. Sipas tij, Prokuroria po i cilëson ata sikur kanë shkuar për turizëm në Kosovë.
“Informacioni që kanë këta persona iu përket institucioneve përkatëse, kur u dhanë këndvështrimet e tyre, ishin të matura, produkt i bashkëpunimit. Kishin informacion nga organizata ushtarake, civile, raporte nga OJQ-të, debate të brendshme, konstatime personale në terren. Nga raportimet që merrnin nga terreni, pra kishin këndvështrime tërësisht të bazuara. James Rubin ka punuar për senatorin Biden, këshilltar i sekretares së shtetit, ka pasur për detyrë për shkak se ka qenë në çdo takim me sekretaren, ai ishte personi që u caktua të shkonte e të shihte kush ishte Hashim Thaçi. Ai pati mundësinë të bënte vëzhgime të veta. Paul Williams, profesor i nderuar. Këtu ishte një person i cili ka ndihmuar shtetet e dobëta të gjejnë paqe. Dhe këtë e ka bërë falas. Ka qenë i pranishëm atje, në sallë, ka dëgjuar bisedat me veshët e tij. Erdhi këtu vullnetarisht sikur të tjerët. Duncan, Durkee, diplomat karriere. Me shumë përvojë. Prap, prokuroria hodhi poshtë fjalët e tyre. Ambasadori Hill, gjashtë herë ambasadorë. Fakti që ai ka qenë i dërguar për Kosovën. Një detyrë ka pasur ai, të zbulojë çfarë roli kishte gjithsecili, çka ndodhte. Prokuroria do që ne të besojmë se ai informacionin e ka të kufizuar, thjeshtë u detyrua të vinte këtu, më vjen keq, e besueshme është kjo? Nëse Amerika, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Rusia, këto shtete duhet të dinin kush ishte gjithsecili dhe çka bënte gjithsecili, e besoni që këta persona u kthyen dhe thane informacione sipërfaqësore kam. Sikur do Prokuroria që ne të besojmë. Po gjenerali Clark, general me katër yje, ka qenë në Dejton, gjenerali i forcave aleate-supreme në Evropë. Erdhi këtu dha pikëpamjet e tij, bazuar në informacionet qëkishte marrë nga takimet profesionale, dhe nga burimet e tjera. Ai iu ka thënë që lexoja çdo gjë. Nuk kishin shkuar për safari në Kosovë. Prokuroria do të besoni që ata kanë qenë vetëm kalimtar. Në këtë udhëtim bënë disa konstatime sipërfaqësore. Duan të minimizojnë rolin e tyre, është mungesë respekti. Kjo tregon injorancë sa I takon këtij procesi. Këta diplomatë, ekspertë, bëhet fjalë për punën e jetës së tyre, erdhën vullnetarisht të flisnin me ju për të thënë këto dime ne, këto kemi parë ne”, tha Prosper.
Mbrojtja e Kadri Veselit vazhdoi më pas me fjalën e saj përfundimtare.
Avokati i Kadri Veselit, Rodeny Dixon, ka vazhduar me fjalën finale në seancë në Hagë.
Ai ka thënë se Prokuroria nuk ka asnjë çështje kundër Veselit.
“Prokuroria nuk ka asnjë çështje kundër Veselit, dhe duhet të shpërndahet në të gjitha çështjet si në cirk, dëshpërimi të bënë qesharak. Kur nuk ka prova, provat janë e vetmja rrugë që duhet të ndjekin prokurorët, nëse nuk ke prova mos ngre aktkauzë, standardet nuk duhet të ulen për pretekstin e luftës për drejtësi. Personat që mund të kishin dhënë prova, çuditërisht asnjëherë nuk janë thirrur si dëshmitarë. Dëshmitarë sipas ZPS-së pretendojnë se klienti im ka qenë i përfshirë në vepra penale, nuk janë thirrur, e kanë thirrur persona që kanë dëgjuar fjalë nga palë të dyta e të treta. Nuk kemi asnjë fjalë të drejtpërdrejtë, përveç fjalëve të kota”, tha Dixon.
Dixon ka thënë se provat nga Serbia, nuk mund të trajtohen sikur dele që kalojnë gjatë natës.
“Është mirë që të shikohet konteksti më i gjërë i zhvillimeve. Ju nuk mund të injoroni atë çfarë ka bërë Serbia, sikurse Serbia të ishte thjesht dele që të kalonin gjatë natës. Ky është rast klasik i dy standardeve i ZPS-së. Dëshmitë tregojnë se sistemi i apartheidit është ushtruar nga Serbia në këtë kohë. Ndërkohë që autorët e veprave kërkuan pajtim në Afrikën e Veriut dhe kërkuan ndjesë për atë çfarë kishin bërë, në Kosovë arkitektët serbë dhe ekzekutuesit bënë të kundërtën; ata akuzuan personat që kanë vuajtur në atë sistem dhe kërkuan që këta që kishin vuajtur të gjykoheshin. Ata jo vetëm kaq, por edhe dhanë provat që kjo të bëhej. Për t’ju thënë ndërkombëtarëve se këta të UÇK-së janë rrugaçë, të paditur“, deklaroi avokati i Veselit.
Fjalën finale e edha edhe mbrojtja e Rexhep Selimit, kurse sot më vonë, do të vazhdojë ajo e Jakup Krasniqit.
Avokati i Rexhep Selimit, Jeoffrey Roberts, ka sfiduar Prokurorinë e Hagës.
E ka pyetur nëse Adem Jashari ishte pjesë e Ndërmarrjes Kriminale.
“Një emër që përmendet është Adem Jashari, që ka qenë shumë i përmendur. Është përmendur në luftimet e Prekazit 1998, fillim të marsit, nga Prokuroria. E anashkalojnë masakrën e kësaj familje. Përmenden disa raste sikur janë takuar në 1992. Apo që është prezantuar me z.Selimi nga Sylejman Selimi më 1994. Përfundimi i logjikshëm që ka nxjerr ZPS-ja nga këto situata, është se këto lidhje mes të akuzuarve dhe z.Jashari janë relevante për argumentet e ZPS-së për NPK-në. Mendoj që këtë e bëjnë sepse sipas tyre edhe z.Jashari është anëtar i pretenduar i Ndërmarrjes Kriminale që nuk ia përmendin emrin. Nuk mund të diskutosh thelbin e NPK-së, dhe të pretendosh që çdo anëtar i lartë në UÇK paska qenë pjesë e NPK-së. Nëse e pyet Prokurorinë, a ka qenë z.Jashari pjesë e NPK-së, sepse nëse do të ishte kështu, do të duhej të vërtetonin. Shpresoj që ju një moment t’i bëni këto pyetje”, tha ai.