Fizioterapisti portugez rrëfen takimin me Diogo Jotën para nisjes me veturë - Gazeta Express
string(75) "fizioterapisti-portugez-rrefen-takimin-me-diogo-joten-para-nisjes-me-veture"

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 22:45

Fizioterapisti portugez rrëfen takimin me Diogo Jotën para nisjes me veturë

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 22:45

Fizioterapisti respirator Miguel Gonçalves ka zbuluar detaje të reja nga orët e fundit të Diogo Jotës, i cili humbi jetën të enjten në mëngjes bashkë me vëllain e tij André Silva, në një aksident tragjik në Spanjë.

Sipas Gonçalves, Jota nuk ishte në ndonjë udhëtim festiv, siç është spekuluar në rrjetet sociale, por po udhëtonte me makinë drejt portit të Santanderit për të marrë tragetin drejt Anglisë. Kjo pas këshillës mjekësore për të shmangur fluturimin, pasi kishte kaluar një ndërhyrje në mushkëri vetëm pak ditë më parë. Sulmuesi portugez kishte pësuar një pneumotoraks, një gjendje ku një pjesë e mushkërisë kolapson dhe kishte shtyrë ndërhyrjen kirurgjikale për të luajtur me Portugalinë në Ligën e Kombeve, ku edhe fitoi ndaj Spanjës.

“U përshëndeta me të dhe André-n rreth orës 20:30. Do të udhëtonin natën për të shmangur nxehtësinë. Do të ndalonin në një hotel në Burgos. Ai ishte i lumtur, optimist për rikuperimin dhe shumë i përkushtuar ndaj sezonit të ri,” – tha Gonçalves për gazetën Record.

Aksidenti ndodhi në A-52 në afërsi të Zamorës, kur makina Lamborghini e Jotës, me vlerë rreth 180 mijë paund, thuhet se pësoi shpërthim të gomës gjatë tejkalimit. Mjeti doli nga rruga, u përmbys dhe shpërtheu në flakë. Të dy vëllezërit humbën jetën në vend.

Vetëm dy javë më parë, Diogo Jota ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, në Porto. Ai priste të rikthehej në Liverpool për të nisur stërvitjet para-sezonale të hënën.