Fituesit i Nobelit që parashikoi saktë fundin e koronavirusit në Kinë tregon kur merr fund Covid-19 në Itali - Gazeta Express
string(108) "fituesit-i-nobelit-qe-parashikoi-sakte-fundin-e-koronavirusit-ne-kine-tregon-kur-merr-fund-covid-19-ne-itali"

Fituesit i Nobelit që parashikoi saktë fundin e koronavirusit në Kinë tregon kur merr fund Covid-19 në Itali

Gazeta Express

30/03/2020 18:43

Një shkencëtar nga Universiteti Stanford, fitues i çmimit Nobel thotë se pandemia shkatërruese e koronavirusit në Itali dhe Nju Jork më në fund po ngadalësohet.

Profesori Michael Levitt, i cili parashikoi saktë numrin e të infektuarve dhe të vdekurve në Kinë, thotë se Italia dhe Nju Jorku janë ‘në gjendje të mirë”.

Lexo Edhe:

Ato janë dy vendet më të prekura në botë, me 157.000 raste së bashku derisa numri i të prekurve globalisht është 736,000.

Italia u bë epiqendra e pandemisë pasi kina mori situatën nën kontroll por SHBA me numër të popullsisë pesë herë më të madh, me shpejtësi  zuri vendin e saj.

Nju Jorku është shteti më i prekur atje, me 59.513 raste të konfirmuara.

Levitt mbështet pretendimet e tij në atë që 10 ditët e fundit Italia ka shënuar rreth 5000-6000 raste të reja në ditë.

Kina me një popullsi prej 1.4 miliardësh, regjistron 81.439 raste dhe ka 3.300 të vdekur.