string(75) "fituese-e-la-liges-dhe-kupes-se-mbretit-barcelona-feston-rrugeve-te-qytetit"

Sport

Gazeta Express

16/05/2025 21:05

Fituese e La Ligës dhe Kupës së Mbretit, Barcelona feston rrugëve të qytetit

Sport

Gazeta Express

16/05/2025 21:05

Pas një sezoni të dëshpëruar sezonin e kaluar, duke mbetur pa asnjë trofe, sivjet Barcelona është rikthyer fuqishëm në ‘grumbullimin’ e trofeve.

Skuadra blaugranase arriti që mbrëmë ta fitojë La Ligën, në fushën e rivalit të qytetit, duke qenë shtatë pikë para Real Madridit, me dy ndeshje nga fundi i elitës së futbollit spanjoll.

Përveç La Ligës, Barcelona e drejtuar nga trajneri gjerman, Hansi Flick e ka fituar edhe Kupën e Mbretit, po ashtu ndaj Real Madridit më 26 prill.

Kështu, Barça e Flick e kompletoi dyshen e trofeve të fituar në Spanjë, por duke mos harruar edhe këtu Superkupën e Spanjës të fituar më 12 janar, po ndaj Real Madridit.

E, me këto trofe të fituar, sonte ka nisur edhe parada e trofeve nga Barcelona.

Lojtarët e Barcelonës, stafi i trajnerëve së bashku mbi një autobus pa çati, dolën të festojnë në rrugët e qytetit, nën brohorimat dhe këngët e kënduara nga tifozët blaugranas.