Haxhi Krasniqi u rikthye së fundmi në ring pas një pauze prej afro një viti e gjysmë.
Boksieri kosovar i gëzoi tifozët e pranishëm në palestër në Munich të Gjermanisë, por edhe të gjithë ata që e shikuan përmes televizorit, shkruan “Gazeta Express”.
35 vjeçari, dikur kampion i botës në boksin profesionist, i pari dhe i vetmi shqiptar, ia doli ta mposht çeçenin me nënshtetësi belge, Timour Nikarkhoev, i cili u detyrua ta dorëzonte meçin pas goditjeve të fuqishme të boksierit junikas.
E Krasniqi, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, e ka shfaqur rrugëtimin e tij drejt fitores që e arriti rishtazi.
“Fitorja është e përhershme”, ka shkruar Krasniqi teksa shihet duke ushtruar para meçit dhe i përfshiu edhe pamjet e meçit.
Haxhi Krasniqi po mundohet ta rikthejë titullin e kampionit të botës në tentimin e tij të fundit, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, duket se ai është në rrugë të mbarë për ta bërë një gjë të tillë. /Gazeta Express/