string(68) "fitorja-e-ps-se-ne-shqiperi-veliaj-nga-burgu-thote-se-eshte-pa-fjale"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 12:45

Fitorja e PS-së në Shqipëri, Veliaj nga burgu thotë se është pa fjalë

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 12:45

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga paraburgimi, ai thotë se është pa fjalë përpara “kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite”.

“Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”, ka shkruar ai në Facebook.