Fitorja e dytë për Sigal Prishtinën në Belgjikë - Gazeta Express
string(47) "fitorja-e-dyte-per-sigal-prishtinen-ne-belgjike"

Basketboll

Gazeta Express

08/10/2025 23:21

Fitorja e dytë për Sigal Prishtinën në Belgjikë

Basketboll

Gazeta Express

08/10/2025 23:21

Sigal Prishtina ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Brussels Basketball me rezultat 75:80 në ndeshjen e dytë të tyre në Belgjikë.

Kryeqytetasit dominuan pjesën e parë të takimit, duke fituar çerekun e parë 13:20 dhe të dytin 17:20, për të shkuar në pushim me një avantazh prej 10 pikësh, 30:40.

Edhe pse vendasit tentuan rikthimin në periudhën e tretë, duke fituar 20:12, Sigal Prishtina ruajti qetësinë dhe kontrollin në dhjetë minutat e fundit për të siguruar fitoren 75:80.

Skuadra bardhekaltër kishte lojë të shpërndarë, me katër basketbollistë që shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Arian Azemi u dallua si më i miri me 19 pikë.

Ky sukses i dyfishtë në Belgjikë tregon se Sigal Prishtina po shfaq formë solide dhe ambicie të madhe për sezonin aktual.