Fitorja e Dritës e çon Kosovën dy vende më lart në renditjen e UEFA-s - Gazeta Express
string(69) "fitorja-e-drites-e-con-kosoven-dy-vende-me-lart-ne-renditjen-e-uefa-s"

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 14:05

Fitorja e Dritës e çon Kosovën dy vende më lart në renditjen e UEFA-s

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 14:05

Fitorja e jashtëzakonshme e Dritës ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League ka sjellë një përparim të rëndësishëm për futbollin kosovar në arenën evropiane.

Suksesi i mbrëmshëm ka ndikuar drejtpërdrejt në koeficientin e vendit, duke e ngritur Kosovën për dy pozita në renditjen e UEFA-s.

Aktualisht, Kosova pozicionohet në vendin e 35-të, duke vazhduar trendin pozitiv të rritjes së koeficientit dhe duke dëshmuar zhvillimin e vazhdueshëm të kampionatit tonë.

Ky progres është rezultat i paraqitjeve të forta të skuadrave kosovare, të cilat po tregojnë gjithnjë e më shumë se mund të konkurrrojnë me dinjitet në arenën evropiane.

Atmosfera optimiste është e dukshme, teksa futbolli kosovar po tregon se ka potencial të arrijë edhe më lart. /GazetaExpress/