Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar bindshëm në ndeshjen e dytë në IHF Trophy Intercontinental.
Të premten në mëngjes në Tashkent të Uzbekistanit, vajzat tona fituan ndaj Guatemalës me rezultat 31:12. Cilësia ishte plotësisht në anën tonë dhe rezultati e dëshmon këtë.
Si fituese e grupit, Kosova U18 avancon në gjysmëfinale. Të shtunën përballemi me Kaledoninë e Re. Me fitore sigurojmë finalen dhe po ashtu kualifikimin në Kampionatin Botëror që në verë mbahet në Kinë.
Ndaj Guatemalës, Arjeta Imeraj u shpall lojtare e ndeshjes. Ajo i realizoi 7 gola, sa i kishte edhe Andra Uglani. 6 gola i shënoi Arona Krasniqi.
Kualifikimi në Botëror do të jetë sukses historik.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...