Fitore sensacionale e Kosovës ndaj Kroacisë - Gazeta Express
string(43) "fitore-sensacionale-e-kosoves-ndaj-kroacise"

Fitore sensacionale e Kosovës ndaj Kroacisë

Sport

Gazeta Express

10/07/2022 21:51

Kosova ka shënuar fitore ndaj Kroacisë me rezultat 60:63 (18:11, 18:18, 13:15, 11:19), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup për vajzat U20.

Takimi ka qenë shumë interesant dhe është vendosur në momentet e fundit, ku vashat e Kosovës kanë luftuar deri në fund dhe me meritë kanë shënuar fitoren e parë në këtë Evropian dhe një fitore sensacionale.

Lexo Edhe:

Ndeshja në fakt ka qenë shumë interesant, ku fituesi u vendos në dhjetëminutëshin e fundit. Pasi dardanet rezistuan për 30 minuta, në atë të fundit, shtrënguan dhëmbët dhe luftuan për çdo top, kurse në momentet vendimtare ishin më të vëmendshme, duke shënuar fitore 63:60 dhe sigurisht njërën nga më të mëdhatë për vashat e Kosovës U20 në histori.

Te Kosova u dallua Astera Tuhina me 28 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Sfidën e radhës e zhvillojnë ndaj Malit të Zi, të hënën nga ora 14:15. /Gazeta Express/