Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë Faton Peci, pasi u intervistua nga Prokuroria Speciale.
Pacolli nuk i përmendi bastisjet e sotme në Ministri të Bujqësisë.
Ajo përmes një positmi në Facebook përmendi subvencionet e ministrisë.
“Asnjëherë nuk ka pasur më shumë mbështetje për bujqësinë dhe fermerët në Kosovë se sa në 4 vitet e fundit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Për Pacollin ishte raportuar se dy familjarë të saj kanë përfituar subvencione me nga 100 mijë euro. /Gazeta Express