Fitore Pacolli s'e lëshon rastin pa komentuar për FSK'në në Veri, publikon foto të Kurtit: E lehtë ta dalloni ndryshimin - Gazeta Express
string(117) "fitore-pacolli-se-leshon-r1astin-pa-komentuar-per-fskne-ne-veri-publikon-foto-te-kurtit-e-lehte-ta-dalloni-ndryshimin"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 10:42

Fitore Pacolli s’e lëshon rastin pa komentuar për FSK’në në Veri, publikon foto të Kurtit: E lehtë ta dalloni ndryshimin

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 10:42

Në mes të reagimeve e thirrjeve për të mos u keqpërdorur një ngjarje tragjike në liqenin e Ujmanit ku një i ri humbi jetën, anëtarë të Vetëvendosjes po vazhdojnë ta përdorin politikisht këtë ngjarje ku morën pjesë zhytës të FSK-së për tërheqjen e trupit të tij.

Në këtë retorikë mori pjesë edhe deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Fitore Pacolli, e cila së fundi u përball nga qytetarët për dyshimet se u përfshi në dhënie të granteve për familjarë të saj.

Ajo ka shpërndarë një fotografi që dje vërshoi nëpër profile të anëtarëve e përkrahësve të Vetëvendosjes, dhe e cila shfaq presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte qenë me bashkëpunëtorë te një urë mbi Ujman dhe një fotografi të një pjesëtari të FSK-së që dje shkoi në po të njëjtin vend për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.

Megjithatë, Pacolli shkoi edhe më tej duke shtuar elemente të tjera në këtë fotografi: Albin Kurtin dhe një palë gërsherë – me aludimin se shefi i saj i partisë preu një periudhë ku qeveritarët serbë shkonin në veri.

“Është e lehtë të dalloni ndryshimin”, shkroi Pacolli krahas fotos.

Për prezantimin e ngjarjes së djeshme nga partia në pushtet, të heshtura s’qëndruan as ambasadat e huaja në vend, të cilat kërkuan të njihej roli i KFOR-it në operacionin e kërkimit.

Vetëvendosje e ministrat e saj në shumicën e pamjeve që ofruan dje nga “FSK zbarkon në veri” shmangen automjetet e KFOR-it, të cilat përcollën ekipin e FSK-së gjatë gjithë kohës meqë në veri mund të shkojë vetëm me leje të komandantit të KFOR-it./Express/