string(72) "fitore-pacolli-pretendon-se-pdk-ldk-aak-e-lista-serbe-jane-nje-koalicion"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 7:10

Fitore Pacolli pretendon se PDK, LDK, AAK e Lista Serbe janë një koalicion

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 7:10

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka komentuar komunikatën e lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë që mbajti kjo parti, e cila u shpreh e hapur për dialog, derisa konsideron që qeveria e re duhet të vijë nga opozita e djeshme.

Kjo, sipas Fitore Pacollit, nënkupton se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe janë në koalicion.

“Komunikata e PDK-së lë të kuptohet që ka një koalicion, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, janë një koalicion që dëshirojnë ta udhëheqin qeverinë në të ardhmen. Flet për qeveri demokratike, ndërkohë me kërkesën e tyre për të pasur një qeveri të formuar nga forcat opozitare e minon procesin demokratik”, vlerësoi ajo.

Pacolli tha se nuk mund të mbrohet demokracia duke minuar vullnetin e qytetarëve. “Cili është qëllimi i zgjedhjeve?”, pyeti tutje ajo. “Nëse këto parti politike refuzojnë ta pranojnë atë të drejtë që na jep kushtetuta si parti fituese, këta po e minojnë procesin demokratik”, tha deputetja e Vetëvendosjes.

Pacolli tha se emri i kryeparlamentarit nuk është çështje që duhet të diskutohet mes partive në kuvend, sepse është e drejtë që nuk mund të kontestohet nga askush, sepse i takon vetëm partisë fituese.

“Nuk mund të ketë konsensus në zgjedhjen e emrit të kryeparlamentarit, sepse i takon vetëm partisë fituese. LVV ka tentuar të gjejë zgjidhje, kemi propozuar formë të re votimi, për të çliruar disa deputetë të cilët janë të kontrolluar, për të zgjedhur kryetarin, përmes votës së fshehtë”, tha ajo.

Pacolli tha se përmes kësaj forme të votimit po ua japin të drejtën që deputetët të shprehen lirshëm. Ajo thotë se nuk shkruan askund se nuk guxon të ndërrojë mënyra e votimit gjatë procesit. “Nëse nuk guxon të ndërrohet mënyra, pse guxon të ndërrohet kandidati?”, tha ajo. /RTK